• |
ide | kryesore

Përfundon ndëryhyrja kirurgjikale, Roshi ka një postim dedikues

Sport



Tekniku i përfaqësueses Christian Panucci e dinte që duhet të bëntë pa Odise Roshin në daljen e parë për Ligën e Kombeve, por lajmi i mirë është se ndërhyrja kirurgjikalë, të cilës i është nënshtruar sulmuesi i djathtë, ka përfunduar me sukses.

Roshi e ka bërë të ditur vetë përfundimin e operacionit, me një postim në faqen e tij të Instagram ku shkruhej “Operacioni doli me sukses. Faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese”.

Roshi u dëmtua në një ndeshje me skuadrën e tij të Akhmat Groznit në kampionatin rus, ku pësoi këputjen e ligamentit, gjë që e bënte të detyrueshëm ndërhyrjen kirurgjikale në gju.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *