• |
ide | kryesore

Rama flet për herë të parë për ndryshimin e kufijve në Kosovë, përgjigjet me fjalët e Hahn

Lajme, Të fundit



Konferenca e kryeministrave të Ballkanit në Durrës ka shërbyer për të marrë një koment nga komisioneri Hahn dhe nga Rama për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Komisineri Hahn në përgjigjen e tij tha se është ende herët për të folur për këtë çështje, pasi sipas tij do të ketë dhe takime të tjera që do të diskutohen.

“Nuk mund të flas në këtë moment, pasi çështja është ende në diskutim, do të ketë dhe takim tjetër në Bruksel, ku do të shihet më qartë kjo çështje”, ishte kjo përgjigja e Hahn.

Ndërkohë që Rama refuzoi që të jap një përgjigje të tijën, por tha se është dakord me ato që tha Hahn.

“Merreni përgjigjen e Hahn dhe përktheheni në shqip, dhe në fund vendosni nënshkrimin tim. Kjo është përgjigja ime”, u shpreh Rama.



3 Comments

  1. zotni kryeminister ,ju jeni ,perfaqsuesi i keti kombi qe pretendon ,nese je kryeministri shqiptare fol ne emer te shqiptareve ato qe perfaqson interesat kombetare hapur ,trego qe perfaqson shpreh dhe mbron interesat kombetare,te drejten hakun ,ndryshe ti nuk ke te drejte te flasesh ne emer te shqiptareve sipas interesit te hanit putinit erdoganit trumpit kinezit serbit grekut ,sepse keshtu ky popull do te lere pas ashtu sic ti tashme e ke lene ,ku pergjegjsit shpejt mund tu kthehen ne llogari,per gjith cfar i keni shkaktuar ne nje shekull gjith komunistet bashke,keti kombi 15milionesh,dhe shko ti e beje si te thon tjeret ne kurriz te shqiptareve pa i pyetur shqiptaret ,pastaj prit se cfar perfundimi ,cmimi ka padrejtesia ,zoti ka llene garanci ndeshkimit ndaj te padrejteve ,te ftoj te rivlersosh qendsrim dhe te qendrosh ,ne mezin e zgjilljeve te problemeve te kombit ,me merite dinjitet dhe pergjegjsi ,ti e din shum mire se si historia i ndeshkon tralltaret,ku askush si ka shpetuar

  2. Ky psikopati qe nuk merr pozicion tregon se eshte ne linjen e ngopjes se shqiptareve dhe kreu i opozites eshte akoma ne plazh , o pika qe nuk i bie !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *