• |
ide | kryesore

Melania Trump mbejll pemë në majë të takave, debate dhe ironi në internet

Paparazzi, Slider



Ka shkaktuar  debate dhe ironi të shumtë, veshja që Melania Trump zgjodhi të vishte, teksa ndodhej në kopshtin e East ëing, ndërtesa ku ndodhen zyrat e Presidentit Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Zonja e parë e Amerikës, u shfaq majë takave të larta dhe me një fustan me lule, si të ishte në pasarelë.
Vetëm se ish-modelja sllovene kishte tjetër qëllim, të mbillte një pemë.
Bëhej fjalë për një pemë arbusto, aq shumë e preferuar edhe nga Jaqueline Kennedy.
Eleganca e Melania ishte e padiskutueshme, por komentues të shumtë në rrjetet sociale e cilësuan veshjen si të papërshtatshme dhe të tepruar për rastin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *