• |
ide | kryesore

Torturoi 92 vetë, mes tyre edhe At Zef Pllumin, vdes hetuesi i tmerrshëm i Sigurimit të Shtetit

Lajme, Të fundit


Ish-hetuesi Shyqyri Çoku, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Çoku është i njohur për hetimin dhe torturimin e 92 të dënuarve politik në veri të vendit, dhe veçanërisht për torturimin e At Zef Pllumit.

Kush është Shyqyri Çoku

Shyqyri Çoku ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë.

Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike.

Ndër më të spikaturit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë.

Ata që kanë vuajtur nga torturat e Çokut dhe proceset e improvizuara politike të tij, tregojnë se ai ishte një njeri që donte të përmbushte misionin e luftës ndaj klerit, duke përpiluar deklarata dhe fakte të paqena në dosjet e tyre”, shkruan Panorama.

At Zef Pllumi e përmend Shyqyri Çokun në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese Hylli i Dritës.

Hetuesi Çoku ka përdorur deklarimet e At Zef Pllumit rreth fjalimeve të Enver Hoxhës për ekzistencën e lirisë së fesë dhe besimit në Shqipëri, si akuza për t’i ngritur atij një proces tërësisht politik kundër regjimit komunist e për ta dënuar me 25 vjet burg.

Torturat dhe përndjekjet e Shyqyri Çokut i ka provuar edhe publicisti dhe historiani Sami Repishti.


8 Comments

  1. Po kelyshet dhe kelyshet e kelysheve gjalle i ka ky zagari apo kane ngordhur dhe ata. Ky, dhe shume te tjere si ky, kane deshur varur direkt sapo nderroi sistemi, qe ta masnin bythen mire pushtat kur jane ne pushtet qe mos bejne pushtlliqe.

  2. Asnjer nuk I beri asnje gjyq…asnje gjemb ne kembe nuk I hyri…Pastaj kerkojme Demokraci ne, qe jemi deri ne fyt me qelbesira…Njeri nga keta kemi akoma Kryeminister..

  3. O Zot pagofsh brez mbas brezipër çfar ka ba ky monsteru shofshin tgjith çfar ka lanë mrapa ky ndyrsyr që as vorri mos majtë mrena turturoj njerzit më të denj më të ndershmit më patriotët.Ndë kto ishte i ndjeri daja im Dom Nikoll Mazrreku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *