• |
ide | kryesore

Librat falas, kur do të nisë dhe si do të bëhet shpërndarja në shkolla

Lajme, Të fundit


Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pak javë më parë ka njoftuar se ky vit i ri shkollor, i cili do të nisë më 17 shtator, do të pajisë me tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e katërt.
Po kështu, përmes udhëzimit të ri, MAS tregon edhe mënyrën se si do të bëhet shpërndarja dhe përdorimi i teksteve shkollore falas për nxënësit e arsimit bazë.

Në fillim të çdo viti shkollor, nxënësit e klasave I-IV do të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore dhe një pjesë të tyre do ta dorëzojnë sërish në fund të vitit shkollor, bën me dije MAS. Tekstet do të konsiderohen pronë e njësive arsimore vendore dhe do të përdoren për tri vite shkollore. Kjo do të ulë kostot në buxhet për blerjen e këtyre librave.

Drejtorët e shkollave do të bëjnë porosinë tek shtëpia botuese dhe kjo e fundit duhet të dorëzojë librat të paktën 10 ditë para datës së fillimit të vitit shkollor. Kështu, duke nisur që nga e hëna (3 shtator 2018), për shpërndarjen e teksteve do të kujdeset Komisioni i Administrimit të Teksteve Shkollore, strukturë e cila ngrihet nga drejtori i shkollës.

Pranë shkollave, nxënësit do të gjejnë të afishuar edhe listën e librave të miratuar nga shkolla. Ndërkohë, nxënësit të shkruajnë dhe bëjnë shënime në libra vetëm me laps dhe mësuesit do të ngarkohet për të porositur nxënësit dhe për t’i kontrolluar ata në vazhdimësi. Për këtë proces do të krijohet edhe një regjistër që pasqyron tekstet që ka pasur çdo nxënës dhe atje do të mbahet shënim marrja dhe dorëzimi i tyre.

 


2 Comments

  1. Po, kooperativat, fermat dhe kombinatet…na mungojne dhe sovietet (per tu bere nderkombetare)…bllofe totale…sikurse librat e rinj(nivel shume i ulet) apo shkollat qendra kolektive…bie ere perc…

  2. Nuk ka libra FALAS, ashtu siç i marrin vërtetë FALAS, gabelët, romët jevgjit dhe pakicat etnike , ashtu siç thotë vendimi i MAS dhe M Financave. Fëmijët shqiptarë për çdo tre vjet dy vite do të përdorin libra të vjetër.

    Nqs do të bëhet një analizë (gjë që ia rekomandoj ta bëjë Lapsi pasi i ka mundësitë), me këtë gjasme libra falas del e fituar qeveria, të paktën në analizën për shkollën ku punoj unë shteti, me vendimin e ri, shpenzon jo më shumë se 50% të asaj që ka shpenzuar më parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *