• |
ide | kryesore

Rama shpërndan libra falas, PD e akuzon për mbyllje shkollash: Arsimi në agoni, qeveria shkurton buxhetin

Lajme, Të fundit



Teksa kryeministri Edi Rama, ministrat apo deputetët e tij shpërndajnë libra falas në prag të vitit të ri shkollor, opoziva vijon akuzat për qeverinë. Deputetja Albana Vokshi, tha sot gjatë një deklarate se braktisja e shkollave nga 133 mijë nxënës dhe mbyllja e dhjetëra shkollave, është rezultati shkatërrimtar i qeverisë Rama për arsimin. Për mbylljen këtyre shkollave, Vokshi i kërkoi shpjegim ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. 

“Lindita Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Mbyllja e dhjetra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhte në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë. Gjendjen në arsim nuk mund ta ndryshojë një qeveri që shkurton buxhetin e arsimit dhe ia shpërndan atë kriminelëve të lidhur me pushtetin dhe klientëve të Edi Ramës”, tha Vokshi. 



6 Comments

    1. Duhet të jesh shumë, shumë injorant dhe i lig që të bësh këtë lloj komenti.

  1. wauuuu te jete kaq e trashe valle ? apo thjesht lexon ate qe i kane shkruar .

    Keta vazhdojne ta marrin populln per dele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *