• |
ide | kryesore

Mallkimi Champions, Salsburg nuk arrin fazën e grupeve 11 herë radhazi

Sport



Edhe Benfika që nuk fiton një trofe prej një jete nuk mund të quhet më e pafat se Salsburgu. Skuadra e Red Bull ka dështuar për të 11 herë radhazi të arrijë fazën e grupeve të Champions League. Nga 2005, me pronarët e rinj, Red Bull ka fituar 9 tituj kombëtarë, por ëndërra për të luajtur në Kupën me veshë të mëdhenj ka mbetur në sirtar pavarësisht prezantimeve të mira në Europa League.

Befasia e fundit ka ardhur kundër Crvena Zvezda. Pas 0-0 në ndeshjen e parë në Beograd, ishin të gjitha mundësitë për të thyer tabunë në shtëpi në Red Bull Arena. E megjithatë jo, barazimi 2-2 i ka dënuar edhe një herë. Një fakt i pashpjegueshëm duke qenë se austriakët ishin në avantazh 2-0 falë dygolëshit të Dabbur përpara blackout mes minutave 65′ e 66′ kur golat e Ben Nabouhane ngrinë stadiumin.

Një zhgënjim që i shtohet të tjerave: duke filluar nga 2006 gushti i Salsburgut është gjithnjë e më dramatik. Të pranueshëm eleminimet kundër Valencia e Shakhtar Donetsk, por dështimet e pësuara ndaj Maccabi Haifa (2009), Hapoel Tel Aviv (2010), Dudelange (2012), Fenerbahce (2013), Dinamo Zagreb (2016) e Rijeka (2017) djegin akoma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *