• |
ide | kryesore

Hoeness këshillon PSG: “Kjo nuk është sjellje e një klubi të madh”

Sport


Merkato e verës e PSG ka lënë një shije të hidhur në Bavari. Shkaku që ka ndezur debatin është transferimi i dështuar i Jérôme Boateng. PSG ofroi 38 milionë euro për mbrojtësin, por Bayern Munich refuzoi ofertën. Ndërkohë drejtuesit e klubit gjerman theksuan se mënyra se si veproi në merkato Drejtori Sportiv i PSG, Antero Henrique ishte e papërshtatshme.

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness për të përditshmen “Kicker” ka inkurajuar hapur drejtuesit e klubit francez që të distancohen nga Antero Henrique: “Unë do ta këshilloja PSG të zëvendësojë drejtuesin e tij të sportit. Nuk është njeriu i duhur për një klub të madh. PSG nuk duhet t’ia lejojë vetes një drejtues të tillë sportiv nëse dëshiron të jetë një nga klubet më të mira në botë”.

“Ne kërkuam atë shifër (50 milionë euro), sepse nuk donim të largonim Jerome Boateng dhe menduam që PSG nuk do ta paguante këtë shumë. Menduam t’i bënim një favor trajnerit tonë (Niko Kovac), sepse ai donte ta mbante lojtarin”, shtoi presidenti i Bayern Munich.

Para ndeshjes kundër Shtutgartit, edhe Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Munich, është rikthyer te ky debat: “Nuk dua të fyej askënd. Por dua të them: Nuk mund të bëni gjëra të tilla te Bayern Munich, veçanërisht kur bëhet fjalë për këtë lloj lojtari. Nëse një transferim duhet të ndodhë, shumë gjëra duhet të përshtaten. Ne duhet të jemi dakord, lojtari gjithashtu duhet ta dëshirojë transferimin dhe klubi tjetër duhet të tregojë interes për të, Por ne nuk e ndjemë në asnjë moment këtë. Edhe vetë Jerome më konfirmoi se taktikat e palës tjetër ishin të çuditshme”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *