• |
ide | kryesore

Berlusconi e Galliani rikthim në futboll, gati blerja e klubit

Sport



Pas 31 vitesh së bashku tek Milan, Silvio Berlusconi e Adriano Galliani mund të ndërmarrin një aventurë të re në futboll: është serioz interesimi për të marrë klubin e Serie C, Monza. Hipoteza konfirmohet nga disa burime dhe është e besueshme duke qenë se blerja e Monzës ka qenë një ëndërr e hershme e ish-adminitsratorit të deleguar kuqezi: Galliani ka qenë zëvendës president i Monza në sezonet 1984/85 e 1985/86 para se të kalonte tek Milan.

Presidenti aktual i shoqërisë bardhekuqe është Nicola Colombo, i biri i Felice Colombo (president i Milan nga 1977 në 1980), që e shpëtoi Monzën nga falimentimi në 2015 e që do të preferonte të mbetej me një kuotë aksionesh në minorancë, edhe pse në rast të një oferte konkrete është gati ti lëshojë të gjithë mazhonarcën Berlusconit e Gallianit.

Nicola Colombo është shprehur mbi këtë cështje: “Në javët e ardhshme do të ketë kontakte të tjera, por interesimi është i fortë dhe një përfundim i çështjes është i mundshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *