• |
ide | kryesore

Panucci hedh në gjyq ish-presidentin Nishani, i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Lajme, Të fundit



Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, ka hedhur në gjyq ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin dhe i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim.

Italiani duket ka mbetur i revoltuar nga një deklaratë e Nishanit pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Kosovës dhe ka vendosur të ndërmarrë masa ligjore ndaj ish-numrit 1 të shtetit.

Pas asaj ndeshjeje Nishani shkroi në rrjetet sociale se Panucci është një ‘sharlatan i cili po shkatërron edhe atë që është ndërtuar’. 

Padia është depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë me datë 20 korrik 2018. Në të kërkohet dëmshpërblim në vlerën 100 mijë euro dhe përgënjeshtrimin e deklaratave.



6 Comments

  1. Kapterri nishani te behet trajner i kombetares ky na con ne boteror.ky njeri president per pese vjet shperndau 1200 medalje rekord boteror.

  2. Kapter Bujari kujton se ka te beje me shqiptare, ndersa traineri Christian Panucci kujton se do zgjidhe ceshtje ne gjykatat italiane!!!!!!!!
    Une do festoj ate dite nese kapteri do te demshperbleje per ofendimin qe ka konsumuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *