• |
ide | kryesore

Klohe vazhdon diskutimin për tradhëtinë e Tristan

Paparazzi, Slider


E gjitha kjo nisi kur faqja “perezhilton” në Instagram hodhi lajmin se Khloe Kardashian dhe Tristan po mendojnë martesën.  Khloe nuk mund të rrinte pa reaguar duke thënë në komente :

“ Kush dreqin i shpik këto lajme? Kaq të ngadalta janë lajmet? Ju duhet kjo histori qesharake? Nëse do vazhdoni të shkruani histori koti, të paktën mos më bëni tag.”

Ndërkohë komentuesve të tjerë ju përgjigj se është me të vërtetë e trishtë që ata besojnë këto lloj lajmesh dhe pastaj marrin kohë për të komentuar jetën e dikujt tjetër.

Pikërisht këto komente, janë postuar nga “commentsbycelebs” ku u vazhdua debati. Një komentues ju drejtua Khloes duke thënë: “Pra ajo po bën sikur Tristan nuk e tradhtoi dhe kjo është shpikur nga bloget?”

Khloe i përgjigjet duke thënë:

“Nuk po pretendoj se Tristan nuk më tradhtoi. Po them që historia për martesën dhe çdo njeri që kujton se e di për çfarë flasim ne privatisht është idiotësi.Nuk jam e acaruar me komentuesit. Nuk jam e acaruar me asgjë. Thjesht vë në dukje kur bloget krijojnë histori që ju t’i besoni por janë të pavërteta. ”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *