Është mbyllur në barazim pa gola sfida Kosovë-Azerbajxhan, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Nga një pikë për të dyja kombëtaret që garojnë në Grupin 3 të Ligës D.
Në impiantin Baki Olimpya Stadinou Kosova e ka kontrolluar më mirë pjesën e parë të takimit, por pa arritur të shënojë. Në këtë 45′ minutësh vlen të theksohet rasti i humbur i Arbër Zenelit në minutën e 30′ ku nuk arriti të godasë topin dhe ai i Celinës në të 41′ që përfundoi jashtë kornizave të portës.
Në 45′ minutat e dyta ishin vendësit që tentuan të ndëshkonin portierin Ujkani, por pa sukses. Në ndeshjen e radhës kombëtarja e Kosovës do të përballet me Ishujt Faroe në 10 shtator.