• |
ide | kryesore

Dy të rinjtë në Vlorë rezultojnë të zhdukur prej dy muash, prindërit denoncojnë në polici

Lajme, Të fundit
opolicia-vlore.jpg



Ka kaluar tashmë 2 muaj nga zhdukja e dy të rinve në Vlorë. Ata janë deklaruar të zhdukur nga familjarët e tyre, prej më shumë se 2 muajsh, dhe ende sot nuk dihet fati i tyre. Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe janë larguar nga banesat, në muajt qershor dhe korrik, dhe që atëherë nuk janë kthyer më. I pari është larguar nga banesa Albano Xhaferri, ndërsa në 18 korrik edhe Elvis Troqe.

Policia thotë se që prej denoncimit të familjareve po punon me intensitet për gjetjen e tyre. Lajmi për zhdukjen e të rinjve nuk është bërë publik në media, pasi vetë prindërit e të rinjve deri me sot nuk kanë marre asnjë kontakt me median për ta denoncuar.



1 Comment

  1. Shtet i rregullit e qetesise absolute. Ja,,, keshtu do e beje shtetini droguari, vetem me levdata, se brenda tepsise tere te zezat ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *