• |
ide | kryesore

10 deri në 20 vjet për marrëveshjen Kosovë – Serbi? Reagon Brukseli

Lajme, Të fundit


Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, ka thënë se mosarritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë, në vitin 2019, siç parashihet me strategjinë për Ballkanin Perëndimor, nuk përbën mossukses. Zyrtarja e BE-së duke komentuar deklaratat e Vuçiqit, i cili tha në Mitrovicë se nuk ka ndonjë zgjidhje në horizont dhe se shpreson që marrëveshja do të arrihet në 10 deri 20 vjetët e ardhshme, ka thënë se nuk është mossukses nëse s’ka marrëveshje vitin e ardhshëm.

Ajo nuk ka përmendur ndonjë afat kur dy palët mund të arrijnë marrëveshje. “Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të ndodhin nëse tejkalohen politikat e së kaluarës që kanë sjellë dhimbje në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

Kocijancic ka refuzuar ta quajë dështim faktin që Vuçiqi dhe Thaçi nuk u takuan të premten që shkoi në Bruksel.

“Mbesin çështje të hapura. E kemi thënë qartë se cilat janë parametrat në kontekst të negociatave, kështu që po punojmë për marrëveshje që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare realiste dhe të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Kocijancic.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *