• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Vuçiç nuk e di që po filmohet: Serbët po zhduken…

Lajme, Të fundit



Në media qarkullon një video ku Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shfaqet i shqetësuar për gjendjen aktuale në Serbi. Në video ai duket nuk ishte në dijeni se po filmohej. Vuçiç thotë se serbët po zhduken, ndërsa shqiptarët po forcohen.

Ai dëgjohet teksa thotë: “nuk e di ç’ka do të bëjmë, nuk e di ç’ka do të bëjmë, nëse nuk marrim masa do të zhdukemi si popull”.

“Patjetër mirë të llogaritësh dhe mirë të kuptosh cila është gjendja në botë. Mendoni se nuk do të fitoja po të thoja: “Çfarë Merkeli, nuk dua ta di… E di unë sa jemi të vegjël për Gjermaninë dhe Merkelin. Të rrezikojë Serbinë duke folur ashtu, nuk dua. Dua të kem investime tjera të Gjermanisë në Serbi”, – është shprehur ai, transmeton gazetametro.

“… nuk e di çka të bëjmë, nuk e di çka të bëjmë. Ndoshta nëse ndërmarrin më tepër masa, diçka kemi ndërmarrë dhe shumëçka tjetër e bëjmë por ne si popull po zhdukemi. Shqiptarët nuk janë ashtu siç kanë qenë. Por baza e tyre fertile është shumë më e madhe se e jona.

Mesatarisht janë 17 vite më të ri se ne një gjeneratë të tërë të aftë për punë e kanë shumë se ne dhe këtë njerëzit duhet ta dinë. Prandaj, ne duhet të dimë çka të ndryshojmë për të ardhmen…”, – shprehet më tej ai në video.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=112&v=i9SWjWfQgTg



2 Comments

  1. Nuk eshte e vertete: ne fund te videos Vucic thote “lus gazetaret te dalin jashte”. Ai e di shume mire qe po filmohet.

    1. po si do ta bente me intrigues lajmin ky gazetari.
      Keta nuk e kane per gje ti deformojne lajmet thjesht per te marre disa klikime me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *