• |
ide | kryesore

Durrës, foshnja vdes 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë

Lajme, Të fundit


4 ditë pasi kishte lindur, foshnja ndërron jetë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Sipas policisë, denoncimi është bërë nga familjarët e 35-vjeçares me inicialet V. G. Pas kësaj ngjarje, familjarët kanë akuzuar mjekët për mos dhënie të ndihmës. Dyshohet se foshnja ka pasur një sëmundje të trashëguar gjenetikisht. Të paktën kështu pretendohet në maternitet. Sipas tyre ka qenë e pamundur lëvizja dhe dërgimi i nënës dhe foshnjes për në Tiranë. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Durrësit.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *