• |
ide | kryesore

“Renea më qëlloi gjyshin me armë, ai ishte në gjumë” (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Nipi i të plagosurit Haxhi Lika në Lushnjë tregoi se forcat Renea i plagosën gjyshin që flinte rreth orës 04:00 të mëngjesit. Sipas një videoje që ka publikuar në Facebook, deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, duket dhoma me dy shtretër ku flinte i moshuari, çarçafët janë ende me gjak, ndërsa në dritaren e shtëpisë është xhami i thyer dhe në mure shenjat e plumbave. I riu tregon se gjyshi i tij ka dëgjuar thirrjet e policisë dhe është ngritur dhe në këtë moment është qëlluar nga jashtë me një plumb që e ka lënë të plagosur.

Versioni zyrtar i policisë është se Haxhi Lika ka dalë në dritare me një armë në dorë, kur ka dëgjuar policinë që i bënte thirrje për të dalë, por sërish plagosja e tij është “në rrethana të paqarta”, thuhet në njoftim.

Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake.Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati.Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret.Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.

Publiée par Myslim Murrizi sur Vendredi 14 septembre 2018

1 Comment

  1. Njoftimi i Policise(krimineleve) , ishte vetevraseje me thike mbas shpine . ketu eshte edhe per te qeshur edhe per te qare me oi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu