• |
ide | kryesore

Kosova në rrezik për bukë, hambarët sivjet nuk janë mbushur

Lajme, Të fundit



Kosova as këtë vit nuk ka arritur që ta sigurojë bukën për vete. Ndonëse sipërfaqet e mbjella me grurë ishin rritur, rendimenti për këtë vit është ulur.

Madje, këtë vit shifrat po dalin të jenë edhe më shqetësuese. Në Ministrinë e Bujqësisë kanë thënë se me grurin që është korrur këtë vit, nuk mund të mbulohen të gjitha nevojat e qytetarëve. Edhe këtë vit vendi më i varfër në rajon e ka të detyruar importin nga Serbia, Hungaria, Austria dhe Kroacia, shkruan Gazeta Express.

Ndonëse në krahasim me vitin e kaluar, sipërfaqet e mbjella me grurë janë rritur për më shumë se 4 mijë hektarë, në Ministrinë e Bujqësisë thonë se rendimenti mesatar i grurit për këtë vit ka shënuar rënie.

Në vend sivjet janë korrur vetëm 256 mijë e 234 tonë grurë. E gjithë kjo thonë se ndodhi për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike në vend.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *