• |
ide | kryesore

‘Mos ma ngre zërin mua ti…’, deputeti përplaset me drejtorin e IKMT-së në Jalë (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Vazhdon përplasja mes banorëve, inspektorëve të IKMT-së dhe forcave të policisë në bregdetin e Jalës, aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishja e disa ndërtimeve. Në videon që sjell Lapsi.al shihet drejtori i IKMT-së, Fatmir Meta duke u konfrontuar me banorët dhe deputetin e PD-së në Vlorë, Agron Shehaj. Banorëve që iu prishen shtëpitë në këtë zonë kanë rreth dy dekada që jetojnë aty. Ata i kanë ndërtuar banesat në tokën e blerë të një ish reparti ushtarak. Por ndonëse vazhdimisht i kanë futur në proces legalizimi, ato nuk janë miratuar. Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima solli shembullin e familjes Bala, të cilës po i prishet shtëpia. Ai tha se zyrtarët e ALUIZNI-t në Vlorë i kanë kërkuar 150 mijë euro për të mos ia prishur. Shihni më poshtë videon.

© LAPSI.al 


1 Comment

  1. …..i zgjidhi punet me gjyqin e azem hajdarit, ky fatmir meta…apo do presim te thote izeti ndonje fjale??
    Po ky me kemishe te kuqe, pas ngjarjeve te 97-se ne vlore, doli prape ne tv?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *