• |
ide | kryesore

Moviola/ Specialistët e arbitrimit mbrojnë Ronaldon: “Nuk bëri asgjë”

F1, Sport, Video



Kartoni i kuq i Cristiano Ronaldos në ndeshjen Valencia-Juventus ka qenë edhe pika më e diskutuar e mbrëmjes së Champions. Brych ka gjykuar si veprim ekstrem kapjen mbi kokë që portugezi i ka bërë Murillos, por specialistët e gjykimit duke analizuar pamjet kanë mendimin se arbitri gjerman ka gabuar rëndë në këtë rast.

Ish-arbitri Graziano Cesari është shprehur kështu: “Ronaldo nuk ka bërë asgjë, ajo e Murillos ishte një skenë e shëmtuar. Është një situatë që meritonte maksimumi një karton të verdhë”.

Cesari ka shpjeguar me detaje aksionin: “Nuk ka një kontakt të parregullt mes Ronaldo e Murillo, që kërkojnë të pozicionohen sa më mirë në zonë. Mbrojtësi pastaj rrëzohet në tokë, portugezi i bën shenjë që të ngrihet duke i prekur kokën dhe jo duke i shkulur flokët. Aty kolumbiani ngrihet me shpejtësi: duket një skenë e shëmtuar e tij. Arbitri po ndiqte aksionin dhe i besoi asistentit të portës që në këtë rast gaboi”.



1 Comment

  1. Hahaha, asgje ska bere, vetem i ka ngulur pak thonjte. Kartoni i kuq i drejte dhe shume i sakte arbitri. Nuk preket tjetri pasi e ke rrezuar. Rregullorja e FIFAs keshtu thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *