• |
ide | kryesore

Rama: Teatri ka marrë fund, në Tiranë ka vetëm 1 kullë e gjysmë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur sot për t’i shkuar deri në fund idesë së tij për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Në emisionin “Opinion” ai tha se nuk ka pasur asnjë tërheqje, por vetëm zbatimi i një rekomandimi nga Komisioni Europian.

“Ka pasur edhe një adresim i Komisioni Europian. Është marrë edhe një adresim i KE për faktin se nisma nuk bie ndesh me asnjë konventë evropiane, parim dhe asnjë kriter. Me sugjerimin që të futet edhe elementi i ofertës edhe për të tjerët edhe pse në rastin konkret fakti se ka pasur një nismë për një ligj të posaçëm me një kompani të veçantë nuk është asgjë e re në traditën evropiane. Sllovakia ka kaluar 150 ligje të posaçme për të garantuar investimin.

Ligj të posaçëm ka bërë edhe shumica e mëparshme. Ajo që e bënte ligjin e posaçëm e bënte të detyrueshme se ajo e bënte se ajo kishte pronë.

Ne do të ndërtojmë teatrin e ri kombëtar. Nuk ka asnjë lloj parametri për të qenë teatër. Unë kam dëgjuar shumë …skena e kësaj godine është 8 metra e gjerë. është sa për një vatër kulture dhe jo më për një teatër.

Ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar por ka qenë jashtë standardit. Është një godinë ku kanë sakrifikuar jetën ata që kanë punuar atij. Është një godinë që i ka ardhur fundi. Kjo godinë nuk ka asnjë lloj virtyti nga ana e trashëgimisë.

Nuk ka as sens të qëndrojë më në këmbë. Në Londër kanë shembur Uemblin për të ndërtuar një të ri. Kemi një godinë të marrë fund.

Nostalgjia nuk është argument për ta mbajtur atë në qendër të kryeqytetit. Do të ketë një pjesë muzeale. Piramida? Ai që ishte para meje investoi miliona të bënte teatrin kombëtar te piramida dhe që rezultati një flluskë. Aty do të ruajmë atë mund të ruhet. Te Piramida do të ruajmë atë që mund të ruhet.
Kullat?

Në Tiranë ka vetëm 1 kullë e gjysmë. Është vetëm njëra që kam dhënë unë lejen dhe që ka mbaruar është Hotel Plaza ndërsa tjetra s’ka mbaruar akoma” – tha Rama. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Perfundimisht ky, si i sfazuar nga ndergjegjia e si detyre qytetare, vertetoji se eshte ne pozita diktatori. CMENDURIA E SKIZOFRENIA E KETIJ PERSONI NUK PASKA TE MJEKUAR, DHE MJERE NE QE E DEGJOJME, E QE NA DREJTO NE KETE ZALLAMAHI HAJDUTESH, E DROGMENESH, DHEKY SI BISHE NUK PO DON ME DITE SE POPULLI NUK KA SHTE MINIMALE PAGESE PER TE JETUAR,, KY GEZOHET E QESH MBI MJERIM.PER ATA QE MBROJNE E QE I SHKOJNE PER SERVILIZEM NGA MBRAPA, ZORRAXHINJ, E QYRRAVECE, ZAGARE TE SE KALUARES, U DUHET THENE QE MOS TE NA PRISHIN AJRIN E DEMOKRACISE NE SHQIPERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *