• |
ide | kryesore

Rekordi i ri i Ramos, lojtari më “i keq” në Champions

Sport



Një tjetër rekord për Sergio Ramos, por nuk është se kjo do ti pëlqejë: me kartonin e verdhë të marrë gjatë ndeshjes Real Madrid-Roma mbrojtësi spanjoll është bërë lojtari më i ndëshkuar me kartonë të verdhë në historinë e Champions League. Janë 37, një më shumë se ata të marrë nga Paul Scholes, 36, me fanellën e Manchester United.

Nuk është arritja e parë në këtë sens për Ramos. Kapiteni i Real është edhe lojtari më i ndëshkuar me kartonë të verdhë e të kuq në historinë e Ligës (165 të verdhë, 19 të kuq), por jo vetëm: mban edhe vendin e parë absolut për ndëshkime me kartonë të verdhë e të kuq në historinë e Real Madrid (24 të kuq).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *