• |
ide | kryesore

Dosja nga Belgjika/ Çfarë ndodhi në seancën e Safet Bajrit në Shkodër

Lajme, Të fundit



Nën masa policore të papara ndonjëherë në qytetin verior të Shkodrës, gjykata i ka komunikuar Safet Bajrit masën “arrest me burg”. Trupi gjykues i ka lexuar akuzat që kanë mbërritur nga shteti belg, i cili ka bërë një hetim të gjerë për veprimtarinë e “Klanit Bajri” në atë vend.

Sipas dosjes që ka mbërritur nga Bruksel, vërtetohet se më 25 janar të vitit 2017, Safet Bajri (Rustemi) u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel.

Gjithashtu më herët, më 22 shkurt të vitit 2014, ai ka qenë i dënuar nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 9 vjetësh, si kreu i një bande kriminale që merrej me importin dhe trafikun e drogës. Po të njëjtën ditë, ai u dënua me pesë vjet burg të tjera për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje.

Safet Bajri bashkë me 10 persona të tjerë u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë e Shkodër, por për këta të fundit do jetë Gjykata e Krimive të Rënda ajo që do të vendosë masën e sigurisë. Për Safet Bajrin vendosi sot Gjykata e Shkodrës, pasi sipas procedurës së Kodit Penal, ai duhej të njihej me dosjen nga Belgjika në qytetin ku rezulton rezident.

Për sa i përket akuzave nga prokuroria shqiptare, Bajri do të njihet së bashku me pjesëtarët e tjerë të klanit që tashmë janë në pranga, nga togat e zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda.



1 Comment

  1. Kush genjen:ju te Lapsi-t,me kete shkrim,apo zv/ministri i brendshem dhe Drejtori i policise,qe thone me te madhe se operacioni,per zbulimin dhe hetimin e grupit Bajri,eshte 100% shqiptar???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *