• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është nipi i cili qëlloi për vdekje me thikë gjyshen e tij në Durrës

Lajme, Të fundit



Policia ka zbardhur ngjarjen që ndodhi një ditë më parë në Durrës, ku u gjet e pajetë 81-vjeçarja Floresha Shkurti. Në pranga është vënë nipi i saj 21-vjeçar, si autor i dyshuar i vrasjes.

“Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës”, sqaron policia.

Sipas policisë “Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

E moshuara u gjet e vdekur në banesë dhe në trup janë gjetur shenja dhune, kryesisht në pjesën e kokës. E moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin pasi i djali i kishte vdekur pak vitë më parë.



2 Comments

  1. Drama shqipetare. Ne kete vend ka shume kafshe me dy kembe.plus I stimulon droga qe ka hyre ne cdo qelize te ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *