• |
ide | kryesore

LETRA E PLOTE/ Emiljano Nuhu informoi Ardi Veliun për kērcënimet e Rrahjave

Lajme, Të fundit



Nënkomisar Emiljano Nuhu përpara se të largohej nga Shqipëria i ka dërguar një letër Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit, ku i kërkon transferimin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Nuhu shkruan se është kërcënuar jetë dhe familja e tij ka pësuar shok psikologjik nga kjo ngjarje, pasi ishte bërë publike në median sociale dhe atë të shkruar.

Nuhu vë në dijeni Veliun se më 30 korrik është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër e deputetit Rahman Rraja.

Sipas Nuhut këta persona janë të pushtetshëm dhe nuk goditen nga policia lokale. Në e-mail Nuhu i vë në dispozicion drejtorit të përgjithshëm precedentët penalë si edhe informacionet policore në lidhje me Redjan e Ramazan Rraja si edhe të vëllait të këtij të fundit Xhelal Rraja.

“Dua të theksoj gjithashtu se kam punuar rreth gjashtë vite në sektorin e Agjentëve në mbulim dhe të infiltruar duke kryer shumë operacione me rrezikshmëri të lartë ku janë goditur grupe kriminale në trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, por nuk jam dekonspiruar asnjëherë dhe nuk janë arritur asnjëherë të më kërcënojnë me jetën time apo të anëtarëve të familjes, siç u arrit kërcënimi që më bën shtetasit e mëposhtëm”, shkruan ndër të tjera nënkomisar Nuhu në e-mailin e dërguar Veliut në 14 gusht 2018.

LETRA QË NUHU I KA DËRGUAR ARDI VELIUT

Përshëndetje: I nderuar Z. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Unë nënkomisar Emiljano Nuhu me detyrë specialit për krimet në Stacionin e Policisë në Fushë-Krujë, në Komisariatin e Policisë Kruje, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nisur nga kërcënimi me jetë që më është bërë për shkak të detyrës nga shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja në datë 30.07.2018.

Ju lutem Z.Drejtor do doja mirëkuptimin tuaj duke ju kërkuar transferimin tim pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në çdo lloj strukture shërbyese të Policisë së Shtetit pasi ndihem më i sigurt dhe më pranë familjes për ta mbrojtur.

Duke marrë parasysh faktin që këta persona janë kontingjent dhe me tendenca të theksuara kriminale në vendosjen e lëndëve eksplozive në automjete dhe banese. Të pushtetshëm, impulsiv, lëvizin gjithmonë të armatosur, nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale, ndjehem i rrezikuar edhe për faktin që kërcënimi është bërë publik në median sociale dhe atë të shkruar.

Familja ime për shkak të kërcënimin që është bërë ka kaluar në një gjendje shoku psikologjik, dhe për këtë arsye nuk guxojnë të dalin nga shtëpia, vë në dukje faktin që jam babai i një vajze një vjeçare, për të cilën kam përgjegjësinë të kujdesem.

Dua të theksoj se kam punuar gjithmonë me përkushtim dhe me vullnet për të arritur dhe realizuar objektivat në punën e Policisë së Shtetit. Dua të theksoj gjithashtu se kam punuar rreth gjashtë vite në sektorin e Agjentëve në mbulim dhe të infiltruar duke kryer shumë operacione me rrezikshmëri të lartë ku janë goditur grupe kriminale në trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, por nuk jam dekonspiruar asnjëherë dhe nuk janë arritur asnjëherë të më kërcënojnë me jetën time apo të anëtarëve të familjes, siç u arrit kërcënimi që më bën shtetasit e mëposhtëm.

Shtetasi Ramazan Rraja (djali i vëllait të deputetit) është i dënuar për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e lehtë, mbajtje e armëve luftarake”, dhe i dyshuar për disa vepra penale në zonën e Krujë “vendosje lëndëve eksplozive”, nga informacionet e marra nga burime kofindenciale ky shtetas lëviz gjithmonë me armë në zonën e Krujës.

Shtetasi Xhelal Rraja, është i dënuar për plagosjen e një policie të Komisariatit të Krujës në vitin 1998. Në vitin 2004 është personi i shpallur në kërkim por nuk ka të dhënë për shpalljen në kërkim të tij,. Në vitin 2017, është dënuar për veprat penale “Plagosje e lehtë më dashje, mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Nga informacionet e mara nga burimet konfidenciale, ku shtetas është i dënuar për vendosjen e tritolit në automjetin e inspektorit të Rendit në Komisariatin e Krujës dhe disa ngjarje të tjera të pazbardhura, gjithashtu nga informacionet që janë marrë një rrugë operative rezulton se ky shtetas merret me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike, lëviz gjithmonë i armatosur me armë, për shkak se është vëllai i deputetit, vëllai i oficerit që punon në Komisariatin e Krujës, dhe ka lidhje miqësore me disa prej oficerëve që punojnë në Komisariatin e Krujës, është shumë e vështirë ose e pa mundur që ai të ndalohet dhe të kapet nga strukturat e Komisariatit të Policisë në Krujë.

Shtetasi Redjan Rraja është i dënuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi më datë 01.05/2016 ditën që është ekzekutuar shtetasi Elton Çiço ky…

(*Shënim: Këtu përfundon letra, pasi është disa faqe e-maili)



5 Comments

  1. e ka ber shqiperin me keq se enveri,mut dare.asokohe edhe po te vriste,e pushkatonte enveri nuk mirrej vesh fare,por tani qe dit per diell qelbesirat komuniste apo dhjerjet e tyre rama,xhafa,tahiri,balla,rraja,xhuvana,frroka,dosha,rosha te vrasin,perdhunojn dhe te gjith e dijn qe nga lopet,delet,derrat,kazanet ,dhe krymbat e qenefit negjmije anila basha,vangjeli,beri,disa te pa emer,sokol palla ju heshtni.

  2. Nga keto lloj skandalesh, ne kohen e sales ndodhnin cdo dy ore. Kujtohuni pak o popull kuktojuni se cfar ndodhte. Qe i shifnim me syt tan dhe sala na bente prestigjatorin. Ajo qe pat nuk ishte ashtu po jua tregoj un.

    1. o fenomen, hajt po e marim te mireqene se ndodhnin ne kohe te sales keto gjera gje nuk eshte e vertet dhe nuk jam simpatizant i sales po ja po e marim te vertete kjo qe thua ti. Kjo mos valle legalizon Ed Hashashin qe te mos te lere kriminel pa mbrojtur? Fare e keqe paskeni qene ju te rilindjes, keni 5 vite qe i bete mutin ketij vendi akoma na flisni per salen, bobo çpaskeni qene!

    2. e mbani mend-ne kohen e sales qw ju beri njerz nga kafsh qe ishit ishte e tera ndryshe.peruroheshin rrug,ujsjells,drita 24 or,shkolla te reja,rruga e kombit,liri levizje ne evrop,nato,dhe vetem 5 mij azilant ne tet vite.kurse ne kohen e monstrave enver spiro koleka,kristaq rama kishte vrasje,internime,burgosje dhe dihet BAR per spageti se ju kishte kafsh.ne kohen e edvinit ka prap vrasje tritol,kokain,kanabis,perdhunues,bastard kokpalar.pra nje RIDHJERJE E STALINIT:

  3. O idiot te dhjefsha llogjike, ti thua mqs ne kohen e Sales ndodhte cdo dy ore (gje qe ska ndodh, vetem nqs e ke per “rrembimin e e ish nuses se Elvis Rroshit qe inskenoi Lali PLeri), duhet te ndodhe dhe tani. Ik e vizitohe se qenke keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *