• |
ide | kryesore

“Emiljano Nuhu është horr”, PD: Policia nxjerr zbuluar Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i ka thënë sot se qëndrimi i Policisë së Shtetit për sjellje korrekte ndaj denoncimit të Xhisela Malokut, nxjerr zbuluar kryeministrin Edi Rama që e quajti horr, Emiljano Nuhun.  Ja cfarë thuhet në deklaratën e PD-së.
Që prej 21 korrikut, kur Xhisiela Maloku bëri denoncim për përdhunim, kanosje me armë dhe kërcënim për jetën ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisar Emiljano Nuhu.

Për shkak se oficeri i policisë, mori anën e ligjit dhe jo të krimit, sot kemi gjurmë të denoncimit!
Për shkak të guximit dhe përgjegjshmërisë qytetare të atij që Edi Rama e kërcënoi dhe e quajti horr, qytetarët po njohin të vërtetën se Policia nuk u shërben atyre, por kriminelëve.

Është mashtrim qëndrimi i Policisë se ndjekja penale nuk u mbyll edhe pas tërheqjes së kallëzimit nga vajza e dhunuar. Ligji e detyron policinë që, për veprat penale që ka kryer djali i deputetit, të mos e mbyllë çështjen edhe kur denoncuesi tërhiqet.

Qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj që prej fillimit të denoncimit, përgënjeshtron kryeministrin Edi Rama se Emiljano Nuhu është një horr që ka shkelur ligjin dhe duhet ndjekur këmba-këmbës.



6 Comments

  1. Si ‘Maternitet krimi’/ Të gjitha fijet kriminale të familjeve ‘Rilindase’
    16:11, 01/10/2018
    Pas pesë vitesh në pushtet organizata, ‘Rilindja’, e cila u krijua mbi rrënojat e Partisë Socialiste sipas një plani të detajuar të Edi Ramës, më në fund ka dalë zbuluar; strukturën e saj bazë e ka të mbështetur në familje politiko-kriminale.

    Gjithçka ka nisur shumë herët, që përpara se Edi Rama të fitonte zgjedhjet e vitit 2013. Për të marrë pushtetin ai, fillimisht në zonën e Veriut të vendit, përpiloi me shpejtësi një listë me emra si kandidatë deputetësh dhe më pas edhe kryetar bashkie, të cilët njiheshin si familje kriminale dhe nëpërmjet frikës, dhunës dhe financave nga para të pista, mund të arrinin që të mblidhnin votat që i duheshin. Më pas, skema u shtri në gjithë vendin.

    LEXO EDHE:
    Ish-ministri: Rama i pa fjalë për akuzat. Ditë të këqija po të presin
    Tashmë dihet historia e kriminalizimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste gjatë mandatit të parë dhe që vazhdon, edhe sot në mënyrë më të fshehur. Përveç një seri të gjatë deputetësh- kriminelë që u kapën nga ligji i dekriminalizimit, pavarësisht mbrojtjes epike që ju bëri Rama personalisht, edhe djemtë, nipërit dhe familjarët e tyre shumë shpejt do të figuronin si kontigjent të policisë. Shumica e implikimeve të tyre janë mbajtur të fshehura, por edhe aq sa janë bërë publike, tregojnë nivelin e frikshëm, se deri ku e ka përzier ‘Rilindja’ shtetin me krimin e organizuar dhe madje, edhe atë ordiner.

    E gjitha kjo strukturë e ngritur që në fillesë të marrjes së pushtetit, do pillte në mënyrë proporcionale, ngjarje dhe implikime të bujshme. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Edi Rama e shndërroi Rilindjen në një ‘maternitet të krimit’, që pillte më shpejtësi edhe dobiçë, të cilët i pranon vetëm kur i ngelen në derë dhe i sheh gjithë bota.

    Le të tregojmë këtu, disa nga raste më pikante dhe më skandaloze që tregojnë hapur, se si Rilindja ka qenë gjithmonë një inkubator dhe sallë lindjesh të krimit të ngritur në baza familjare politike.

    Kostandini i ‘Rilindjes’

    Të gjithëve ju kujtohet ajo skena famshme në pranverën e vitit 2014, kur Konstadin, djali problematik i deputetes socialiste në atë kohë, Luiza Xhuvani u shfaq përpara parlamentit shqiptarë përpara kamerave nën një çadër me nënën e vet me imunitet.

    Në vitin 2011 ai kishte kryer një vrasje, (Alfred Musabelliun) por u dënua me vetëm 2 vjet burg. Lirimi i tij korenspodoi me ardhjen në pushtet të Rilindjes dhe nëna e saj u bë deputete sërish nga Edi Rama. Menjëherë pasi la qelinë Konstandin Xhuvani u vendos në Lazarat, prej nga vazhdoi veprimtarinë e tij kriminale.

    Pas ndërhyrjes së policisë në këtë fshat, opozita e akuzoi se mes njerëzve që qëlluan mbi uniformat blu ishte edhe djali i deputetes socialiste. Vetëm pas kësaj policia u detyrua që të publikonte emrin e tij dhe ta shpallte ‘në kërkim’. Xhuvani jo vetëm që nuk u arrestua siç ndodhi me dhjetëra të tjerë banorë të Lazaratit (shumë të pafajshëm), por nëna e tij, deputetja Luiza Xhuvani arriti deri aty me karshillikun e saj, sa që e solli atë në Tiranë përpara kamerave të vendosura në hyrje të Parlamentit, me qëllim për të treguar se ato që i thoshte opozita në parlament ishin të pavërteta.

    Edhe pse ishte në kërkim policia e Saimir Tahirit, nuk guxoi që ta arrestojë pinjollin e ‘Rilindjes’.

    Por vetëm pak kohë më pas, ai doli nga ‘Inkubatori i Rilindjes dhe kreu një krim makabër, duke vrarë 4 persona brenda një nate në një lokal në Tiranë.

    Kushërinjtë e krenarisë së ‘Rilindjes’, Sajmir Tahiri

    Saimir Tahiri, ministri që kishte zbatuar urdhrin e Edi Ramës për të mos arrestuar Konstadin Xhuvanin, nuk kishte fëmijë të rritur si kolegia Luiza, por ama kishte plotë kushërinj ‘të zotë’ në Vlorë.

    Edhe pse ai vetë, Rama dhe gjithë propaganda e Rilindjes bënë përpjekje titanike për të zhbërë (Si sot me rastin e deputetit Rrahja) denoncimin e oficerit të policisë Dritan Zagani, për implikim të Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës nëpërmjet kushërinjve të tij Habilaj, shumë shpejt e vërteta doli në dritë. Mohuan kushërinjtë trafikantë, makinën e ministrit që ata kishin në përdorim, si bënin ligjin në policinë e Vlorës dhe Fierit, por kur në lojë u futën institucionet antimafie italiane gjithçka doli në shesh.

    Agron Geroni i krenarisë tjetër të ‘Rilindjes’

    Edhe pse dolën dokumente, se vëllai i ministrit të Brendshëm që zëvendësoi Tahirin e Habilajve, ishte i dënuar në Itali si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës, Rilindja dhe vetë Edi Rama edhe në këtë rast, nisën një betejë epike për ta mbrojtur. Dihet tashmë edhe kjo histori e radhës që ka dalë nga ‘materniteti i Rilindjes’.

    Pas denoncimit publik të një ish-trafikanti, vëllai i ministrit ja mbathi për të bërë ca kohë burg që ja kishte borxh drejtësisë Italiane, por i shpëtoi (tani për tani) drejtësisë këtu në Shqipëri, për veprimtarinë e tij si njeri kyç në Vlorë e më gjerë, në trafikun e drogës. Po i shpëton ligjit të antimafies, edhe minstri Xhafaj i cili po bën ‘vetting’, për 12 mijë policë.

    Dhëndri i ‘Rilindjes’ në Elbasan

    Tashmë dihet se në Elbasan, ‘Rilindja’ ka të instaluar një familje politiko-kriminale, e cila bën ligjin. Opozita thotë se ajo drejtohet nga kryetari ‘babaxhan’ i bashkisë, miku i ngushtë i Ramës, Qazim Sejdini. Edhe kjo është një nga shtëpitë e shumta politike-kriminale të ‘Rilindjes’ në qytetin problematik, ku krimi i organizuar po bën çfarë të dojë pa i hyrë gjemb në këmbë edhe pas vrasjeve dhe incidenteve të pa precedenta. Policia në këtë qytet është nën urdhrat e dhëndrit Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, i cili së bashku me Suel Çelën kanë arritur deri aty sa që me makinë të blinduar kanë goditur makinën e zv.drejtorit të policisë Elbasan dhe jo vetëm që nuk janë arrestua as sot e kësaj dite, por përkundrazi u morrin masa për policët e postobllokut.

    Edhe biznesi i bashkëshortes se Sejdinit, një shoqëri transporti, u bë lajm pas kapjes së një sasie rekord kanabisi të kaluar nga Qafë Thana në vitin e artë të Tahirit. Gjithsesi dosja e Elbasanit vetëm sa është gërvishtur pak, sepse aty siç denoncoj së fundmi edhe Nënkomisar Emiliano Nuhu është zhytur kokë e këmbë e gjithë maja e piramidës së Rilindjes, me në krye Taulant Ballën.

    ‘Çështja Xhisiela’ dobiçi i radhës, në derë të Ramës

    Tashmë vendi zien. Edi Rama është kapur sërish me një dobiç në derë, të lindur në ‘maternitetin e Rilindjes’. Të gjitha energjitë e Rilindjes po konsumohen për të mbrojtur imazhin pas rastit skandaloz të djalit të deputetit të tyre Rrahman Rrahja. Nuk bëhet fjalë për fatin e djalit të deputetit, por për të mbrojtur me thonj rënien e suvasë që mbulon ‘Rilindjen’ e vërtetë.

    Rastet e familjeve politiko-kriminale të ‘Rilindjes’ nuk kanë të sosur. Të gjitha i çojnë fijet në ish-bllokun komunist. Djali i Gramoz Ruçit që u kap me ‘mall’ në makinë dhe u lirua, vëllai i kryeministrit Edi Rama që akuzohet sistematikisht nga opozita, si i lidhur me dosjen e kokainës Xibraka; nipi i Enver Hoxhës në të njëjtin thes…etj, etj.

    Është bërë virale tashmë një anekdotë, sipas së cilës sa herë që fut dorën në ‘Thesin e Rilindjes’, aq herë nxjerrë prej andej kriminelë, trafikantë, përdhunues e çdo lloj gjëje tjetër të ndyrë. Dikush që kërkonte më kot brenda thesit vetë Edi Ramën, kapi Fatmir Xhafën, por ky i tha; Mos kërko më kot këtu brenda; Rama është ai që mban thesin…

    © SYRI.net

    Lexo edhe:
    Vasili: Rama është i sinqertë vetëm kur gënjenPD: Qëndrimi i policisë mashtrim, përgënjeshtron Edi RamënDenoncimi/ Ja si Edi Rama çliron nga 7 vepra të rënda penale përdhunuesin Rexhep RrajaKomentet
    Shto koment

    Emri

    Shkruani komentin tuaj

  2. @@@@@I paemer qeke nje rrot Kari,ke harruar vetem se kur lindi gjyshja e portierit,na I merzite edhe bythen me kete qylym qe ke shkruar.

  3. Largesia egjykimit per komentin, kur ai i ka djeg tharmin, shihet nga keta Anana ninas qe s;durojne realitetin e partise qe i ka pjelle. Ne ate qilim, qe thote zotrote o kuqal, iri a i vjeter, jane zinxhiri i kodosheve qe keni , e keni patur nga tepsia e psiko patit, e qelbesirave rilindase qe shkaterruat e vodhet ca ju shihte syri, e nuk doni ti pranoni, qe ata jane nga origjina tuaj bushterore. Me banalitetin qe ju karakterizon, sulmoni realitetin, qe do ju beje te ikni nga syte kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *