• |
ide | kryesore

Enigma e taksisë që solli Xhisiela Malokun

Lajme, Të fundit


Intervista e Xhisiela Malokut, vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS-së, shton akoma më shumë pikëpyetjet mbi vërtetësinë e saj. Një enigmë më vete mbetet çështja e taksisë që e çoi në Durrës, aty ku ajo dha intervistën për Eni Vasilin.

Kjo e fundit e pyeti Xhisielën se me çfarë kishte udhëtuar nga fshati i saj drejt Durrësit. Me taksi iu përgjigj, 25-vjeçarja. Duke këmbëngulur më tej gazetarja Eni Vasili e pyet se kush e pagoi taksinë, nisur nga fakti se vajza është e papunë.

Xhisiela i thotë se ishte ajo vetë që e pagoi, duke shtuar se familja saj ka të ardhura mesatare nga puna e nënës dhe ndihma e të afërmve në emigracion. Ndërkohë në studio, gazetarja tjetër, Anila Hoxha, e cila ishte në Durrës me Eni Vasilin, zgjodhi të fliste troç, duke treguar se në fakt Xhisiela nuk kishte mbërritur me taksi në takim, por e sollën dhe e morën persona të tjerë.

“Xhisiela jeton në Nikël të Krujës. Një fshat që edhe policia u mburr kur hyri me forca të shumta në një operacion të madh. Le ta themi kush e shoqëronte Xhisielën kur erdhi të bënte intervistën. Ne e pyetëm se me çfarë kishte ardhur dhe ajo tha: “Me taksi”, por ajo gënjeu sepse ne e pamë kush e solli me makinë. E pamë edhe kush e shoqëronte. Ajo tha se erdhi me taksi dhe gënjeu. Nuk e dimë kush ishin ata persona, por duhet ta themi që ajo gënjeu. Ajo gënjen sepse nuk mund të gabojë një ekspert mjeko-ligjor për plagët që ka në trup” – tha gazetarja duke dëshmuar në këtë mënyrë atë që tashmë askush nuk e dyshon më. Xhisiela Maloku u shfaq në televizion e detyruar të mohojë gjithçka, të fajësojë veten dhe mbrojë dhunuesin e saj, djalin e deputetit Rrahman Rraja.

© LAPSI.al 


4 Comments

  1. E verteta doli. Tani report tv me mut veliun spiunin e emigranteve ne Londer,TE NGUTEN TE MBROJNE RILINDJEN se eshte mbuluar ne m..t

  2. Nuk eshte taksia, por eshte porosia, qe te levize nga istikami, pa parate, e mbrojtjen e ben shteti, vetem kjo te na shpetoi prej ketij llumi qe ka ra kjo qeveri me mos veprimet ligjore ne mbrojtje te kesaj vajze, e nese sot po flet ndryshe, neser do jete vone. Mafia ne veprim,,,te shohim se si perfundon.

  3. Po breke kishte,me cfare e fshin sumen,pse genjen per corapet,a ka karrikja kater kembe,e hodhi prshtymen ne tavan…s’ns genjen dot Neve detektiveve.

  4. vajza nga presioni qe eshte dhe me universitet nuk mban mend me sa kile peshon koja i punon vetem per te mohuar ate qe ka dhene duke ruajtur dhe mbrojtur kriminelin.arrestojeni dhe arte nje here per kete loje qe ben dhe pastaj do shihni gjera tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *