• |
ide | kryesore

Tentojnë të vjedhin shtëpinë e gjyqtarit, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

Lajme, Të fundit
carabinieri-manette.jpg



Dy hajdutë shqiptarë u arrestuan në Itali pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur shtëpinë e një gjyqtari civil të gjykatës së Reggio Emilia.

Shqiptarët 27 dhe 41-vjeçarë u arrestuan pas një ndjekjeje të gjatë nga policia, pasi ata kishin plaçkitur edhe tre apartamente në qytet.

Hajdutët shqiptarëJonis Haskaj dhe Edlir Kola u kapën pa dokumente dhe pa vendbanim fiks.

41-vjeçari Kola madje ishte në kërkim pasi ishte arratisur nga arresti i shtëpisë dhe konsiderohej nga policia si kapoja i një bande që përbëhej nga më shumë se 10 kriminelë.

Një organizatë e specializuar në vjedhjen e apartamenteve, e cila lëvizte në qytetet italiane në kërkim të objektivave për t’u bastisur.

Shqiptarët tentuan t’i iknin policisë duke dalë nga pas shtëpisë por pas një ndjekjeje të gjatë, dy shqiptarë që përshkruhen si atletë dhe shumë të shpejtë u arritën të kapeshin.
Në xhepat e njërit prej tyre u gjetën çelësat e një furgoni të parkuar pak metra larg banesës së gjykatësit.

Pas kontrollit në furgon agjentët e policisë zbuluan një thesar. Të gjitha sendet e vjedhura në tre apartamentet e tjera, bizhuteri ari, një TV plasma, një kompjuter Apple dhe një çantë plot me veshje.

Dy shqiptarët u dërguan në burg dhe pritet të dalin para gjykatësit për rivlerësimin e masës së arrestit por ndërkohë vijojnë hetimet të ekspertëve shkencorë dhe policisë për të zbuluar anëtarët e rinj të bandës.

Dyshimi është se përveç dy të ndaluarve ishin në aksion dhe hajdutë të tjerë, hipotezë e dalë nga fakti që gjatë ndjekjes shqiptarët kishin hedhur në tokë një radio, e përdorur me shumë mundësi për të qëndruar në kontakt me bashkëpunëtorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *