• |
ide | kryesore

Tiranë, digjet makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme, Të fundit
digjet-makina-640x356.jpg



Një makinë është djegur gjatë natës në Tiranë. Rasti në fjalë ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz”, me targë AA550TN, është në pronësi të shtetases M. A., Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Aktualisht nuk dihen detaje rreth ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *