• |
ide | kryesore

(VIDEO) Sa rezistent është një iPhone XS ndaj përplasjeve

Stil


Të gjithëve na kanë rënë telefonat në sipërfaqe të ngurta, kështu që pretendimi i Apple se xhami në iPhone-t e fundit të Apple është më rezistent se çdo smartfon mund të jetë një lajm i gëzueshëm për ne.

Për të parë nëse kjo është e vërtetë, Tom’s Guide vendosi iPhone XS dhe XS Max në një provë rënie në beton nga lartësi dhe anë të ndryshme.

Telefonat mbijetuan nga një rënie prej 3 metrash, por ngritja e lartësisë në 6 metra shkatërroi XS Max.

Ndërsa telefonat i mbijetuan shumicës së provave të tentuara, teste të tjera treguan se një rënie prej gjashtë metrash mund të ishte e mjaftueshme për të thyer xhamin.

Pra, edhe pse iPhone XS dhe XS Max duket të jenë më të fortë në përgjithësi, investimi në një kasë të mirë dhe mbrojtës ekrani është ndoshta një ide e mirë.

Në fund të fundit, Apple kërkon qindra dollarë për të zëvendësuar ekranin jashtë garancisë, nëse nuk keni mbulim të AppleCare +, njoftonn PCë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *