• |
ide | kryesore

Barcelona, ndahen dhomat e zhveshjes: “Divorc total mes Piqué e Messi”

Sport



Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit të La Liga dhe rezultati më i dobët si kryesues – në shoqëri të Real Madrid – në javën e 7 të kampionatit (14 pikë) që kur në kampionatin spanjoll fitorja vlen tre pikë, që do të thotë nga sezoni 1995-1996. Ndoshta është herët për të folur për krizë teknike tek Barcellona, por ndoshta jo për të folur për tension në dhomat e zhveshjes, sepse ka një divorc total mes Gerard Piqué e Leo Messi. Zbulimi -bombë është i Eduardo Inda që ka ndërhyrë në emisionin tv “El Chiringuito”: Drejtori i OkDiario, ka sqaruar se mbrojtësit spanjoll nuk i ka pëlqyer aspak heshtja e kapitenit të tij në momente të vështira.

Ky është motivi kryesor, pas përfaqësimeve jo bindëse të blaugranave në javët e fundit: “Piqué nuk suporton faktin që Messi nuk del përballë këtyre situave e që flet me mediat vetëm kur është jashtë Europës, sidomos kur është i grumbulluar me Argjentinën. E këtë gjë ia ka thënë në fytyrë”. Por përgjigja e Pleshtit nuk ka vonuar me shumë akuza për repartin difensiv: “I ka thënë se pësojnë shumë gola, duke lënë të kuptohet se prapa Barça ka të gjithë problemet”, ka shpjeguar Inda.

Vigjilje e trazuar për katalanasit përpara impenjimit delikat në Champions League kundër Tottenham, që mund të vendosë hierarkitë e Grupit B. E mbi të gjitha një rezultat negativ mund të sjellë tension në rritje tek Barcelona, që edhe në kampionat nuk e ka shëtitje ndeshjen e të dielës meValencian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *