• |
ide | kryesore

Mourinho kërcënon kampionin e tij: “Mund të mos luash më kurrë”

Sport



Manchester United është në kaos të plotë dhe cdo ditë probleme të reja evidentohen brenda Djajve të Kuq. Nuk është e re lufta e Jose Mourinhos me Paul Pogba, as kontradiktat e portugezit me Martial e Rashford, por tani Special One e ekzagjeroi. Tekniku i United, edhe pse nën presion, ka deklaruar se puna e tij është e sigurtë, por ka paralajmëruar Alexis Sanchez se pozicioni i tij nuk është e mund të mos luajë më kurrë deri sa të përmirësohet.

Kjo është ajo që raporton The Sun, sipas të cilit Mourinho nuk është aspak i kënaqur me rendimentit e kilianit, në fushë dhe në stërvitje. Portugezi e mori 29-vjecarin nga Arsenal në janar, duke e këmbyer me Henrikh Mkhitaryan.

U duk një gjetje e Mourinho, që mundi konkurencën e Manchester City për sulmuesin e fortë. Por gjërat nuk shkuan sipas planit. Ndërsa Sanchez u konsiderua një lojtar më i mirë se Mkhitaryan, kiliani nuk i është afruar aspak niveleve kur luante për Arsenal.

Situata ndoshta lidhet me taktikat e Mourinho, në kohën kur Sanchez nuk preferohet në pozicionin e tij të preferuar si sulmues i dytë. Sipas The Sun, Mourinho nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë në skemat e tij dhe tani cështja ka kaluar në ftohje totale të mardhënieve dhe një armik më shumë për portugezin në dhomat e zhveshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *