• |
ide | kryesore

Shkolla në Mengel, protestuesit hapin rrugën Elbasan-Librazhd pas 6 orësh

Lajme, Të fundit


Prindërit dhe nxënësit që protesuan sot për shkollën që u mbyll në Mengël të Elbasanit vendosën të lironin rrugën Elbasan-Librazhd duke njoftuar se do të protestonin sërish të mërkurën.

Më herët gjatë ditës, radhë të gjata me makina dhe drejtues të zemëruar nga vonesa u krijuan në këtë aks për disa orë.

Zyrtarët thonë se godina e shkollës është e rrezikshme pasi ka pësuar dëme nga tërmeti i vitit të kaluar. Por megjithëse u është ofruar transporti falas për të ndjekur shkollën në Elbasan, prindërit nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Që kur nisi ky vit shkollor, nxënësit me çanta në shpinë mblidhen para shkollës, ku madje prindërit e tyre hapën me forcë dyert e ndërtesës pak ditë më parë.


3 Comments

  1. Sic e kam shkruar dhe ne nje koment tjeter nuk jam kurre per bllokimin e rrugeve sidomos ato nacionale se kam qendruar i bllokuar vete 5 0re ne rreshtin e mbi dhjete kilometrave dhe me shume ne trafik.Shko ozurpo institucionet ,bllokoi ato ose dhe ne menyra te tjera .Por ne biseda me njerez protestues mesuam se ajo shkolle nuk do restaurohej ajo do prishej fare dhe do ngrihej nje qender biznesi ku sipas tyre kishin gisht njerzit e -Taulant Palles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *