• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Nikolla mbledh të dhënat personale të nxënësve dhe prindërve në dhunim të ligjeve

Lajme, Të fundit


Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital, ku ky i fundit akuzon ministren e Arsimit Lindita Nikolla se në kundërshtim me ligjin mbledh të dhënat personale të nxënësve dhe prindërve.

Teksa ka publikuar një formular, një prind i shkruan ish-kryeministrit se në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë u është dhënë ultimatum mësuesve që nxënësit të plotësojnë këtë formular.

DENONCIMI: 
Ndrikull Vila mbledh ne dhunim te ligjeve
te dhena personale te prinderve te nxenesve!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital dhe shikoni foton e dërguar prej tij. sb
Përshëndetje dr kërkoj ndjese qe s’mund t’ju kontaktoj drejtpërdrejt për arsye frike nga ndonjë hakim i mundshëm dhe me ngjarjet qe jemi mësuar te shohim e dëgjojmë se si përfundojnë ne disfavor te denoncuesit…Shkolla “Kongresi i Manastirit” ne Tirane u ka dhene ultimatum mësuesve e për rrjedhoje këta ja përcjellin nxënësve te plotësojnë këtë formular
Me kujton filmin “Perralle nga e kaluara” kur Gjinuo ankohet: Njera thot hip se te vrava, tjetra thotë zbrit se te vrava-Si do veje ky halli im. Vjen ky formular si letër anonime sepse nese do kishte emer mbiemër apo vule institucionale dhe regjistrim audio nga mësuesit….do ishte shume e thjeshte ti drejtoheshim gjykatës.
Femija ulërit do e plotesosh sesben….ndryshe nuk shkoj ne shkolle. Me thoni i nderuar doktor….cduhet te bej?

Formulari
43059025 1125108410983398 459310610157404160 N


8 Comments

    1. Po si nuk doli një rilindas që me argumente të kundërshtojnë qoftë Sali Berishën, qoftë këdo që rilindasit kanë kundërshtarë.

      Të shmet, fjalët vulgare nuk janë argumente, përkundrazi tregojnë nivelin dhe krizën ku ndodhen rilindasit.

  1. Prap ju kthyet kesaj teme ? Po sikur e ngritet para ca muajsh per ministrine e arsimit .

    Per te harruar fiaskon qe doli me politizimin e ceshtjes se asaj vajzes se Nikles tani dolen tema bajate si ‘ portali amerikan shkruan per sorrosin’ , Ministria e arsimit thyen ligjin. Eni cobani u arrestua .

    Shiko tani kur te dali ndonje deklarate bombastike qe ne filan cerdhe u kendua prap kenga per partizanin e vogel velo. Apo filan bashkiak i kendoi prap Enver hoxhes. ejt ejt etj .

    1. Në qershor kjo nismë antiligjore e Ministrisë së Arësimit, nuk u zbatua, sepse u denoncua nga PD.
      Në Shtator Ministria ka kërkuar të merren përsëri të dhënat për numrat e telefonit apo email e prindërve nga shkollat.

      Sa për fiaskon nuk do të arestohej djali i një deputeti rilindas nqs do të ishte i pafajshëm.

      Edhe për drogën avionët e drogës, roshin frokun ndokën etj thatë në fillim se ishin fiasko, por të gjitha dolën të vërteta.

      Mos jini kaq naivë se edhe mbi ju do të bie padrejtësia e rilindjes.

    1. Adresën dhe numrin e telefonit ia ke dhënë mësuesit kujdestar, por tani këto numra i kërkon Ministria, dhe kjo është e paligjshme.

  2. Vertete e Besoni kete katrahure sali ku jane prinderit e femijve qe ju kane marre te dhenat.por ti dhe dobicet e tjere jeni gatuar per te friksuar popullin si 21 janar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *