• |
ide | kryesore

Mashtrimi i Ramës: “Polici që gaboi me Xhisielën u shkarkua”, por ai është ende në punë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tha në studion e emisionit “Reall Story” se efektivi i policisë së Fushë Krujës, Gentian Çitozi u largua nga detyra pasi gaboi duke thirrur në të njëjtën kohë në komisariat edhe Xhisiela Malokun edhe dhunuesin e saj, Rrexhep Rraja.

“Polici që gaboi atje në Fushë Krujë u largua. Ai u shkarkua” –tha Rama, por në realitet është krejt e kundërta.

Gentian Çitozi, oficeri i policisë gjyqësore që u pezullua nga detyra për rastin e Xhisiela Malokut është rikthyer në detyrë. Ai u pezullua më 22 korrik të këtij viti me urdhër të drejtuesit të komisariatit të Krujës, por pezullimi zgjati vetëm 3 ditë. Shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave referoi materialet në prokurorinë e Krujës për shpërdorim detyre dhe ndaj Çitozit ka nisur hetim penal.

Mësohet se Çitozi do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë dhe pse është person nën hetim dhe në rast se do të konstatohen shkelje për rastin ndaj tij do të merren masa. Nga ana tjetër Çitozi ka deklaruar përballë oficerëve të SHÇBA-së në Durrës se palët pretendonin se ishin pajtuar dhe për këtë ka vazhduar marrjen në pyetje. Ka qenë Xhisela Maloku që ka denoncuar pranë SHÇBA-së në Durrës se Çitozi ka marrë deklarimin e saj dhe nuk kishte vepruar sipas ligjit.



2 Comments

  1. polici esht duke ja ber rames ne byth siq ja bejn rraja,roshi,doshi,frrok e ndok.nuk esh vem xhesiela peng i rrajave por esht dhe rama.me kriminel nuk luhet koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *