• |
ide | kryesore

Përplasje në spital, policia shkon të marrë Ervis Martinajn, por nuk lejohen nga…

Lajme, Të fundit



Në Spitalin Amerikan nr.2 ka pasur një përplasje mes oficerëve të policisë dhe mjekëve.

Raportohet se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin Ervis Martinaj në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë dhe nuk mund të trajtohet në spitalin e burgut.

“Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e  burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin  burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e Spitalit Amerikan, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin” – tha gazetarja Dorjana Bezat në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *