• |
ide | kryesore

Policia arreston biznesmenin e njohur nga Vlora

Lajme, Të fundit


Policia e Vlorës ka arrestuar biznesmenin e njohur, Pëllumb Petritaj. Arrestimi i tij erdhi në zbatim të një mase sigurimi personal arrest me burg, kërkuar nga Prokuroria e Rrethit dhe miratuar nga Gjykata një ditë më parë.

Sipas hetimeve, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Ai akuzohet për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

“Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit: Pëllumb Petritaj, 54 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.


4 Comments

  1. nuk i ka paguar rames 30 perqind,prandaj,por dihet ja merr me dhun pastaj strasburgu ja fut me keq se meta ngjalen rames.rama ne surrel sa ka me shum se ky dhe ka paguar 200 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *