• |
ide | kryesore

Politikani gjerman i quan shqiptarët hajdutë: Kush nuk do që ata të ‘pastrojnë’ shtëpitë tuaja

Lajme, Të fundit



Një politikan i partise populiste gjermane AfD, Andreas Winhart, ka ngjallur shume debat ne Gjermani, me fjalimin e tij te fundit me nota percmuese per shqiptaret dhe afrikanet.

Mediat vendase shkruajne se ai ne nje fjalim te fundit para fushatës së partisë të ekstremit të djathtë në Bad Aibling, i quajtu shqiptaret hajdute. Nderkohe qe azilkerkuesit dhe emigrantet afrikane si bartes te SIDA-s.

“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju bashkohuni partinë AfD”, – tha Winhart.

Nderkohe qe afrikanet i etiketoi negro dhe deklaroi se përmes azilkërkuesve nga Afrika janë shtuar sëmundjet e tuberkulozit dhe SIDAS.

“Unë duhet ta di, kur fqinji im niger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo?,” – tha ai.



1 Comment

  1. Shume drejt e ka . Vetem ne 3 muajt e fundit jane kapur 7 grupe hajdutesh ne Gjermani . Vijne grup 3-4 persona , se nuk duan as viza tani. Bejne kerdine neper vila per nje muaj dhe kthehen prap . Dhu kur gjejne ndonje person ne vile e masakrojne fare. Shume te dhunshem. Tamam komando vjedhjeje.

    Na e nxine emrin ne qe jetojme dhe punojme ketu ndershmerisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *