• |
ide | kryesore

Vrasja në ish-Bllok, Martinaj transferohet në spitalin e burgut, komandoja drejt vetëdorëzimit

Lajme, Të fundit



Ervis Martinaj, një prej të plagosurve në ngjarjen e ish-Bllokut është transferuar në spitalin e burgut dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, edhe pas kundërshtimeve të spitalit privat ku ishte shktruar Martinaj.

Forcat e rendit kërkuan transferimin në qeli pas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda për ta lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë për ta lënë në burg atë dhe të plagosurin tjetër, Eljon Hate i cili ndodhet në gjendje më të rëndë në spitalin e Traumës.

Në konfliktin me armë në zonën e Bllokut mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Ndërsa flitet se komandoja Merviol Bilo është duke përgatitur dorëzimin. Ai është shapllur në kërkim që nga e enjtja e javës së kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *