• |
ide | kryesore

Akuzat për njohjen me Bajrat/ Fino i bërtet Bushatit: Ktheji përgjigje Saliut dhe Lulit!

Lajme, Të fundit

Dy ditë më parë, Lulzim Basha përsëriti të njëjtat akuza për Ditmir Bushatin, se ai ka lidhje me bandën e Bajrave, një nga grupet më të rrezikshme kriminale të Shkodrës, që u godit nga policia disa ditë më parë. Por Basha shkoi më tej, kur e lidhi Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme me trukimin e një ndeshjeje, akuzë për të cilën grupi i Bajrave është arrestuar.

Sipas Bashës, Ditmir Bushati se ka angazhuar grupin e Bajrave për të trukuar ndeshjet dhe për të mbajtur Vllazninë në Superligë, me qëllim të siguronte ca vota më shumë për Bashkim Finon, kur ky kandidoi për president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Sigurisht për çështje zgjedhore, për çështje politike por edhe për çështje të zgjedhjes së kryetarit të ri të Federatës së Futbollit, Ditmir Bushati ka angazhuar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, sigurisht me porosi të Edi Ramës, për hesap të Bashkim Finos, krerët e bandës së Bajrajve. Këto janë fakte të denoncuara dhe të bëra publike” u shpreh Lulzim Basha.

Por ndërsa Bushati, ka vijuar të heshtë, ashtu siç bën që kur opozita ka nisur akuzat ndaj tij, Bashkim Fino nuk e ka mbajtur dot këtë akuzë mbi supe. Ndoshta për shkak të temperamentit sanguin, ndoshta për shkak të të qeshurave vend e pa vend të Ditmir Bushatit, Fino i është kthyer flakë për flakë ministrit në parlament, duke i bërtitur:

“Ktheji përgjigje Saliut dhe Lulit për atje që të thonë atje që po merrje dhe vetë vota, kur s’ke marrë asnjë votë. Ktheji, ktheji përgjigje! Se nga të dhënat financiare s’ke ç’flet ti, s’ke ç’të thuash” i bërtiti Fino ministrit në një shpërthim nervash që ka habitur kolegët.

11 Comments

  1. Komunistët, në i gjettë gjë, do t’i gjejë nga lufta brenda llojit, se nga metodat pacifiste të Bashës e shfryrjet skizofrenike të Berishës…..

  2. Nese do te ishte e vertete se Bushati, Rama dhe Bajrat do te kerkonin vota per Finon a nuk mendoni se Fino do ta kishte fituar postin e Presidentit te FSHF se???? Prandaj thirrini llogjikes te gjithe ne unison Qeverri, Opozite,LSI , Bashkite e vendit e cdo gje theter punuan vetem per Don Duken e Zemunit.Prandaj dhe sot eshte President ai mafioz

  3. A mund te thote Z.Berisha sa pagoi Duka qe ti hiqej mbiemri Zemun? Se Duka ne fakt eshte shume BUJAR kur ja kerkon puna

  4. Te gjithe e dine se si e fitoi Duka i krimit postin e presidentit.Gjithe shteti punoi per Duken.Duhet te kete paguar fature gjigande Don Shijaku.

  5. Ne menyre te vecante Berisha, Basha,Meta n por dhe te tjere, nuk duhet ta permendin rizgjedhjen e Dukes krimit ne krye te FSHF ,sepse ishin pikerisht ata qe e rizgjodhen.

  6. Nuk kini pare as gje akoma -Do pelcase lufta brenda llojit-Kazani i ridhjerjes po valon do digjen dhe pervelohen morrat e kuq.

  7. O Fino.. por sa genjeshtra thote PDja ne dite.. duhet qe e gjthe qeveria te merret me pergenjeshtrimin e ketyre genjeshtrave. Nuk e kupton qe PD e ka kthyer krijimin e genjeshtrave ne nje industri masive.

  8. i pa emer e me mut ne tru.po edvini qe u burgos ne franc dy her sa e pagoi per ta ber edi. .berisha deshi deshi ta shkarkonte duken por ju ter RIDHJERJA qw nga qelbi rama deri tek lepiresi i fundit i bythes se tij dolet ne protest,ngase vellau i tij ishte ne koalicion me partin e qelbesirave.po edvini qe u burgos ne franc dy her sa e pagoi per ta ber edi.

  9. Rabalja po cfar lidhje ka burgosja e Edvinit ne france me rizhjedhjen embretit Duka mor burre se na cudite.Thirri trurit mbase kthehet. Po te thosha qe te gjithe ne unitet Pozit , Opozite , Berishe , Bashe, Mete e kompani i pranuan milionat e Don Dukes .Kaq mor burre ,eshte shume e thjeshte. As Shaqe Hoxha nuk po e mbron Duken sot e na dole ti ta mbrosh.

  10. Ky XHIMI, i paska shpetuar komunisteve te kohes pa e denuar, nga qe ka emer imperialistesh, por ne mendime qenkerka depiluar deri ne thua, O idiot” opozita thote e lufton per ato qe kjo qeveri mashtron e genjen, per ato inskenime fallco, sa qe i plasen e ia hoqen corapen, e ti gollof mos hidh shashka mashtrimi, se qeveria tende i ka tere ato vecori e veprime, opozita ka ne dore vetem fjalen o guak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu