• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Izraeli paralajmëron Shqipërinë, ëndërron Euro-2020 Kosova

F1, Sport, Video



Tre skuadra me tre pikë dhe një situatë që me shumë mundësi do të qartësohet të dielën në sfidën mes Izraelit dhe Shqipërisë. Ky është verdikti i grupit 1 në Ligën C, ku izraelitët i kanë dhënë paralajmërimin e qartë kuqezinjve se cfarë ndeshje i pret në 14 tetor. Sukses jetik për Izrelin përballë Skocisë, duke përmbysur avantazhin e minutës së 25 me 11 metërshin e Charles Mulgreë.
U mendua më e mira për skocezët, por gjërat u komplikuan nga barazimi i Dor Peretz (52′), përpara se John Souttar të linte Skocinë me 10 lojtarë në minutën e 61. Kieran Tierney vendosi fitoren 2 – 1 të Izraelit, duke devijuar në portën e tij në minutën e 75.

Në Ligën D Kosova vazhdon të jetë kryesuese e Grupit 3 dhe tani kosovarët nuk mund të mos ëndërrojnë kualifikimin në finalet e Euro-2020. Kololli dy herë dhe Murriqi firmosën festën në Fadil Vokrri përballë Maltës, duke e ngjitur Kosovën me 7 pikë në tre ndeshje.

Kosova nuk ka asnjë humbje, por u vu në panik nga barazimi provizor i Maltës. Ndoshta ishte një gol që i duhej skuadrës së Challandes sepse pas tij Kosova u kthye padrone e fushës.

Murriqi dhe Kulolli siguruan fitoren e dytë të Kosovës në Ligën e Kombeve. Formacioni i Challandes ka tashmë avantazhin se e vetmja skuadër që mund ta rivalizojë për vendin e parë është Azerbaixhani me 5 pikë, me të cilin ka barazuar pa gol në transfertë.

Spektakël në Poloni-Portugali, sfidë që konfirmoi luszitanët në krye të Grupit 3 në Ligën A. Piatek nuk mjaftoi, sepse Andre Silve, Bernardo Silva dhe autogoli i Glik vendosën fatet e ndeshjes.
Serbia dhe Rumani do ta vendosin vetë kreun e grupit 4 në Ligën C, me të dyja skuadrat fituese në ndeshjet e tyre. I rëndësishëm suksesi në derbin e ish-Jugosllavisë për serbët, që mundën Malin e Zi 0-2.

REZULTATET E NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: grupi 3
Poloni 2 – 3 Portugal
UEFA Nations League – League C: grupi 1
Izrael 2 – 1 Skoci
UEFA Nations League – League C: grupi 4
Lituani 1 – 2 Rumania
Mali i Zi 0 – 2 Serbi
UEFA Nations League – League D: grupi 3
Ishujt Faroe 0 – 3 Azerbaixhan
Kosovo 3 – 1 Malta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *