• |
ide | kryesore

“Nëse nuk fitojmë katastrofë”, për herë të parë si kuqezi, Panucci kishte të drejtë…

F1, Sport



“Nëse fitojmë do të thotë se kisha të drejtë, nëse humbasim do të jetë ashtu si thoni ju…katastrofë”. Ishin këto fjalët e thëna nga tekniku i përfaqësueses, Christian Panucci, përpara miqësores me Jordaninë në lidhje me transfertën në Izrael. Dhe kishte plotësisht të drejtë, është katastrofë. Jo në lidhje me një humbje në transfertë, as për mënyrën si erdhi ndeshje, por për një kompleksitet gjërash që e kanë lënë Shqipërinë e futbollit jo në vend numëro, por hapa prapa në krahasim me atë që italiani gjeti, kur zëvendësoi në pankinë Gianni de Biasi.

Një skuadër që vinte nga arritja historike e prezantimit për herë të parë në histori në finalet e një kompeticioni madhor, e cila, edhe për meritë të Panuccit, mbajti vendin e tretë në fushatën kualifikuese të Botërorit 2018, pas shpinës vetëm të Spanjës e Italisë, tani rrezikon të humbasë ligën aktuale dhe të përfundojë në një nivel me Lichtenstein, Ishujt Faroe apo Maltën e Andorrën. Nëse ky nuk është hap prapa, është të paktën turpërim…

Teoria e ngushëllimit, se pas katër vjetësh kemi shanset e mëdha për tu paraqitur në finalet e Botërorit është mediokritet humbësi. Mjafton të kujtojmë se do të jemi të kaluar edhe nga Kosova, që me shumë mundësi do të fitojë grupin e saj, duke qenë në fushatën e ardhshme në vendin nga ku do të zbresim ne.

Mjafton që Skocia të marrë një pikë përballë kuqezinjve në nëntor që verdikti të përmbushet, me Shqipërinë që do të mbante plot meritë vendin e fundit. Edhe nëse fitojmë, që vështirë të mendohet se do të bëjmë goleadë përballë Highlanders, duhet të shpresojmë që Izraeli të ndalojë në Hampden Park skocezët, që ne të shmangim vendin e fundit.

Kështu, nga ambicja për të fituar grupin C1 e më pas të shkonim në Europian, duke fituar Ligën, përfundojmë në zbritjen në fundin e klasifikimit të kombëtareve europiane. Katastrofë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *