• |
ide | kryesore

Meta godet Ramën: Kanabisi dhe bastet i kanë kushtuar shumë Shqipërisë

Lajme, Të fundit


Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte sot në një biznes social, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë.

Meta u tregua i ashpër me qeverinë duke thënë se bastet dhe kanabisi i kanë kushtuar shumë vendit.
“Nuk mund të jetë zgjidhje nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhura ky fenomen. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qendrueshme, me standarde, me përgjegjshmëri të tillë sociale që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë.

Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell. Natyrisht çdo kontribut, çdo bamirësi ështëpozitive, por rruga e sigurtë dhe e qëndrueshme është rruga e integrimit në tregun e punës”, theksoi Presidenti.


3 Comments

  1. Po qe kjo qeveri qe e zgjodhi kete skraparon presidont, apo jo …?! Po 21 Janari sa i ka kushtuar Shqipërisë more palo …..?!

  2. U kthye nga malet ky morr president,tani u kujtove ti per drogen dhe bastet,per keto gjera ka kush meret,por thuaj ndonje fjale per 25% te aksioneve te vodafon Albania ku i gjete keto para more kodosh skrapari pastaj meru me varferine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *