• |
ide | kryesore

Tsipras pranon dorëheqjen e Kotzias, merr edhe postin e ministrit të Jashtëm

Lajme, Të fundit


Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Nikos Kotzias dhe ka marrë vetë postin e ministrit të Jashtëm deri në mbylljen e marrëveshjes së Prespës në të cilinë përfshihet çështja e emrit me Maqedoninë. Kështu raportojnë mediat vendase.

Nikos Kotzias dha dorëheqjen pas përplasjeve me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës dhe dhe se akuzohej nga ai për shpërdorim fondesh. Po kështu Kamenos e ka akuzuar Kotzias edhe si njeri të Soros. Debati mes dy ministrave ndodhi një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë.Mediat greke raportojnë se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *