• |
ide | kryesore

Ambasadorja franceze: S’ka negociata pa kryer detyrat, koha po ikën shpejt

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak, i bëri apel qeverisë dhe opozitës që të punojnë së bashku në mënyrë që zbatohen të gjitha detyrat e lëna nga BE deri në 26 qershor 2019, data kur pritet hapja e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet”, deklaroi ambasadorja franceze nga ceremonia e 20-vjetorit të aleancës Francë-Shqipëri që u mbajt në Korçë.

Në qershor Franca ishte një nder 3 vendet anëtarë të Bashkimit Eropian që këmbëngulën për shtyrjen e negociatave vitin e ardhshëm.



2 Comments

  1. Nuk e ka fajin opozita e Le Pen, që populli francez në sondazhet e tij e ka ulur vlerësimin për Makron në kuotën e 37%.

  2. Po sikur skishte kushte?!
    U be nje muaj debat per lete, pranimi “ pa kushte” i Rames…
    Keshtu eshte, ne vend te behet debat mbi kete mashtrim,behet per Xhisielen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *