• |
ide | kryesore

Problemet me Transballkaniken në Vlorë, rruga ku ndodhin aksidente të rënda

Lajme, Të fundit



Punimet për ndërtimin i Bulevardit Vlorë-Skelë dhe devijimi i trafikut drejt rrugës Trasballkanike ësht ëbërë shkak për aksidente të rënda automobilistike.

Në Transballkaniken e Vlorës, sipas ekspertëve të qarkullimit, shkaqet për aksidentet nisin nga mungesa e semaforëve, mungesa e mbikalimeve, dhe ajo e sinjalistikës vertikale.

Që në fillim të vitit në këtë segment rrugor janë shënuar aksidente me kalimtarë dhe drejtues të dëmtuar. Mbi 55 raste janë vetëm me dëme materiale. Për policinë e qarkullimit rrugor në Vlorë, Trasballkanikja është kthyer në prioritet, raporton ABC News.

Numri i lartë i aksidenteve ka ndikuar për instalim të shpeshtë të patrullave. Por pavarësisht kjo duket se nuk ka rezultate në ulje të ngjarjeve.

Segmenti është nën jurisiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për shkak se është në hartën e rrugëve nacionale.



3 Comments

  1. Pse dreqin ne asnje rruge qe ndertojne nuk vendosin mbikalime???? Cfar kafshesh i ndertojne rruget pa mbikalime????

  2. Vlora eshte i vetmi qytet qe ka trafikun me te madh pas Tiranes dhe Durrsit po qyteti i Durrsit te pakten ka shume rruge dytesore kurse Vlora transballkaniken ka dhe rrugen kryesore qe po ndertohet tani si hyrse dhe dalese nga qyteti dhe ne asnje kryqezim nuk ka Semafor kur tani qe eshte bllokuar rruga kryesore tere automjetet kalojne ne transballkanike dhe kjo rruge eshte bere burim aksidentesh .Ku dhe tabela dhe shenjat e sinjalistikes mungojne ,Nekete rruge te pakten automjetet duhet te ikin me 30 km ne ore ketu behet baderdia nje cigare -hashash -dhe kalon makina me 120 km ne ore .Duhet me pa tjeter te instalohen SEMAFORET-

  3. Gjat pikut te verses nuk degjuam te kishte aksidemte ne Transballkaniken. Tani degjojme se qenka ber nami mbasi po kryen punime ne aksin Vlore-Skele.Une i pash me syt e mi qe, edhe pse ka shume te meta, trafiku kryej pa aksidente. Ka nje difekt teknik qe duhet korigjuar urgjentisht. Vijat e bardha jan vendosur ne funksjon te fanarve. Kjo bene qe ato te jene pikerishte ne afersi te kthesave gje qe pengon automjetet te kene aftesi manovrimi te plot mbasi ne Vijat e bardha kalojne dendur kemsor. Pra ose do karambolohen makinat ose do demtohen kalimtare. Po te cvendosen vijat e bardha me large kryqezimeve nuk do te ket kaq aksidente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *