• |
ide | kryesore

FIFA- Humbja në Izrael dhe barazimi me Jordaninë zbresin Shqipërinë në renditje

F1, Sport



Ishte deri diku e parashikueshme që rezultatet e fundit të kombëtares së Christian Panucci të reflektoheshin në renditjen e FIFA-s. Barazimi ndaj një skuadre modeste si Jordani, edhe pse në miqësore, e kombinuar me humbjen në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit e kanë zbritur formacionin kuqezi 3 pozicione në klasifikim.

Vendi i 60 me 1372 pikë për Shqipërinë në këtë muaj dhe duhet konsideruar me fat zbritja vetëm me 3 vende, në kohën kur një pikë pas është Ekuadori, që ka patur të njëjtën ecuri si kuqezinjtë. Bolivia është 4 pikë mbi Shqipërinë, por rritjen më të lartë në zonën e renditjes që vlen për kombëtaren tonë e ka Egjypti i Salah me 6 pozicione dhe Finlanda me dy.

Përsa i përket kreut, Belgjika ka mbetur skuadra më e mirë, me të vetmin ndryshim nga muaji i shkuar, se tashmë nuk është më në shoqërinë e Francës, por e vetme në vendin e parë, me një pikë më shumë se Kampionët e Botës.

1733 pikë, kundrejt 1732 të francezëve, ndërsa Brazili dhe Kroacia kanë ruajtur respektivisht vendin e tretë dhe të katërt. Gjibraltari është historia më e madhe e suksesit pasi numëron rritjen më të madhe me plot 8 pozicione, duke u renditur e 190-ta, pas fitoreve me Armeninë dhe Lihtenshteinin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *