• |
ide | kryesore

Fundjavë me diell, por të martën nisin reshjet

Lajme, Të fundit


Pas rënies së temperaturave me disa gradë këtë javë, sinoptikanët parashikojnë një rritje të lehtë të tyre me 2 gradë C gjatë ditës së shtunë dhe të diel dhe ditës së parë të javës së ardhshme.

Kushtet e motit parashikohen të përkeqësohen ditën e martë, si pasojë e masave te ftohta ajrore që do të vijnë nga veriperendimi i Europës, të cilat do të sjellin ulje të ndjeshme të temperaturave dhe rreshje intensive shiu.

Por një ditë më pas parashikohet përmisimi kushteve të motit. Çdo gjë duket se do të ndryshojë ditën e e enjte me 1 nentor kur dhe vlerat e temperaturave do të pësojnë rënie me disa gradë C.

Fundjava e ardhëshme e cila përkon me ditët e para të muajit nëntor parashikohet të jetë e ftohtë, pasi vlerat e temperaturave do të jenë në rënie gjatë gjithë këtyre ditëve.

E shtunë, 27 tetor:

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasura nga rreshje shiu në veriperëndim dhe Jugperëndim të vendit. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 7/21°C
Zonat e ulëta 12/26°C
Zonat bregdetare 14/26°C


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *