• |
ide | kryesore

Njihuni me picierin shqiptar që po mahnit gjermanët

Lajme



Ai quhet Rigert Karaj, është nga Tirana dhe prej 25 vitesh jeton në Berlin, në Gjermani, ku ka emigruar nëpërmjet ambasadave, bashkë me nënën dhe vëllanë e tij. Aktualisht Rigerti punon si picier në një restorant mjaft të njohur, në sheshin Alexanderplatz të Berlinit, profesion të cilin e ushtron prej 4 vitesh.

Interesant është fakti se pikërisht 32-vjeçari shqiptar, e ka bërë edhe më të njohur restorantin berlinez, me akrobacitë e tij me brumin e picave. Rigerti tregon artin që bën me brumin, teksa inkurajohet edhe nga duartrokitjet e vazhdueshme të klientëve të restorantit ku punon.

Rigerti tregon gjithashtu se edhe vëllai i tij punon si picier, madje edhe ai, është një “artist” në përdorimin e brumit./t.ch


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *