• |
ide | kryesore

Sandër Lleshi ministri i ri i Brendshëm. Ish kandidat për President i propozuar nga Ismail Kadare

Lajme, Të fundit


Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, postin e ministrit të Brendshëm do ta zërë Sandër Lleshi. Lajmin për heqjen dorë nga posti të Xhafajt e dha kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Ai gjithashtu njoftoi se Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Sandë Lleshi ka shërbyer deri më tani si këshilltar për sigurinë i Kryeministrit Edi Rama. Në vitin 2012 ai ishte propozuar nga Ismail Kadare te Edi Rama edhe si kandidat për President i Republikës.

“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruajti Rama.

Statusi i plotë

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.


8 Comments

  1. Nje ushtarak behet ministër rendi…. Hmmm, kjo ndodh shume rrallë dhe kur ndodh behet fjalë per gjendje serioze. Le te shohim rezultatet tani.
    Ndërkohë nuk mund të le pa përshëndetur Arin, me te zgjuarin, elokuentin dhe me intelektualin e PD, modelin me përfaqësues te elektoratit te “djathtë” ne Shqipëri.

      1. Po mo, e vertete eshte kjo qe thua. Sepse e shoh te verteten ne sy prandaj them qe po hyjme ne fazen finale te luftes. Dhe ja ku kemi dy lajme qe lidhen me Gjermanine. Para kater ditesh u tha qe repartit RENEA ju bashkangjit nje grup specialistësh gjermane. Sot behet ministër i brendshëm nje njeri i shkolluar dhe ish-atashe ushtarak ne Gjermani. Lidhjen e beni vete besoj.
        Po, mund te tingelloje si diktature ushtarake, por ne situata ekstreme merren masa ekstreme. Por si kuptoni dot ju keto, jua shpjegon Ari me mire se eshte me i zgjuari nga te gjithe ju.. ?

    1. gr-deri dhe i haje rames e xhafes me deshir keti mut xhenerali komunist do ja han me urdher.kesaj i thon nga shiu ne bresher me ket llesh leshin e negjmijes qe na paska studjuar ne komunizem.ky po qe i pershtatet monstres rama i biri i monstres kristaq qe vriste e priste me enverin,mehmetin e spirokoleken.

  2. PUNA E PAREE KETIJ MINISTRI ESHTE DHE DUHET TE MBETET PARIMORE TE ZHDUKE NGA SISTEMI I POLICIS TE GJITHE ELEMENTET QE KOHET E FUNDIT JANE SHTUAR SHUME ISHE SIGURIMSAT DHE SPIUNET KJO KADEGORI BENE CMOS GJITHCKA TE KEQE PER TU MBROJTUR PER BEMAT E TYRE DHE PER TU MBROJTUR REALIZOJN CDO LLOJ SKENARI PER MENDIMIN TIM KJO KATEKORI ESHTE SHUME E RREZIKSME DUHET TI LEN TE PAKTE JASHT SISTEMIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *